Politike

Tërmeti, Rama thirrje Bashës për bashkëpunim: S’kam nge për polemika! Të ulen në tryezë me ne, mos të humbasim kohë

1 Dhjetor 2019, 06:37 Nga DOSJA
Tërmeti, Rama thirrje Bashës për bashkëpunim: S’kam

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për bashkëpunim me opozitën e vendit për menaxhimin e gjendjes në të cilën ndodhet vendi disa ditë pas tërmetit që mori 51 jetë njerëzish.

Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se e kishte përshëndetur mesazhin e kryedemokratit nga zyra e tij por se ishte koha që të dy palët të vepronin dhe t’i linin mënjanë fjalët. Ndërkohë që s’i ka kursyer kritikat as për mediat. 

“Më mundon pak skepticizvmi dhe ngurrimi i opozitës për të pasur përfaqësuesit e saj në këtë rrjet. Nuk e kuptoj dot këtët qasje. Është koha që të reflektohet. Kjo nuk është as politikë. Politika ka lindur për këtë që njerëzit të adresojnë sfida dhe probleme, është instrumet për të bërë mrekullira. Nga ana tjetër nuk e kuptoj dot çfarë do me thënë që të ulen me një tryezë quhet propagandë. Të lësh njerëzit në pasiguri kur ke mundësi të bësh më shumë. S’kam nge për polemika, i bëj thirrje Lulzim Bashës dhe opozitës që të mos ia kursejë popullit këtë nevojë. Është nevoja e njerëzve që të shohin burim energjisë pozitive. Kështu që thirrja ime edhe njëherë është të mos humbasim kohë dhe të mos ua kursejmë njerëzve këtë kërkesë natyrale. E kam parë dhe e kam përshëndetur me respekt mesazhin e kryetarit të opozitës për bashkim. Duhen edhe aktet jo vetëm fjalët. Dua të besoj që mesazhi ka qënë i ndjerë dhe i sinqertë se njerëz jemi të gjithë. Edhe nga ana tjetër e barrikadës njerëz janë jo monstra. Më vjen keq për rolin e mediave në këtë proces dhe klimën acaruese që krijojnë në mjediset e debateve.Debate politike që në këto ditë në debate surreale me delirantësh, që marrin pjesë në to dhe japin opinione bazuar në konotacionet e antikitetit romakë dhe realitetit. I kam parë sintezat e këtyre debateve dhe jam i mahnitur nga mungesa e mirëkuptimit të këtyre moderatorëve për të pushuar për një moment nga veshët dhe sytë. Pastaj vjen pazari i kacafytjeve nëpër studio. Pa folur pastaj për shërbimit skandaloz që i bëhet ankth dhe pasigurisë. Aspekte të tjera janë disproporcionale. Megjithatë, kjo është puna e tyre.”

Mblidhet për herë të katërt qeveria. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se sot do të akstivizohet fondi 1 milion dollarësh për të prekurit nga tërmeti. Do të nisë shumë shpejt inspektimi i banesave. Kreu i qeverisë i ka bërë sërish thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim në këto ditë të vështira. Ministri Lleshaj ‘ngel’ në klasë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu maxhorance-opozite edi rama lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 dialogu maxhorance-opozite edi rama lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Dhjetor 2019, 06:20

TIRANË– Thuajse një javë nga tërmetit i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish kabinetin e qeverisë për herën e katërt radhazi. Kryeministri...

Politike 30 Nëntor 2019, 20:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar përpara ambasadorëve se çfarë po bënte në atë moment që ra tërmeti më datë 26 nëntori.Në takimin që zhvillo...