Politike

"Metamorfoza" e Dumanit/ Malltezi: Si u transformua kreu i SPAK përballë presionit dhe kapjes politike

Malltezi tha se dikur task-forca e drejtuar po nga Dumani ka pasur më shumë efikasitet se SPAK-u i tanishëm, e kjo sipas saj është një fakt i shndërrimit të kreut të SPAK përballë kapjes nga politika.

3 Qershor 2024, 22:24 Nga B.Z
"Metamorfoza" e Dumanit/ Malltezi: Si u transformua kreu i SPAK
Argita Malltezi

TIRANË - Argita Malltezi, vajza e kreut të PD-së, Sali Berisha, është shprehur mbrëmjen e sotme se kreu i SPAK, Altin Dumani ka pësuar një metamorfozë në mënyrën se si ai përballet para presionit të politikës.

E ftuar në emisionin “Now" në Euronews Albania, Malltezi tha se dikur task-forca e drejtuar po nga Dumani ka pasur më shumë efikasitet se SPAK-u i tanishëm, e kjo sipas saj është një fakt i shndërrimit të kreut të SPAK përballë kapjes nga politika.

Malltezi: Unë tregova shumë gjurmë, por gjurma kryesore janë faktet. Po të krahasosh task-forcën e drejtuar nga Altin Dumani në 2008-2009 atëherë kur Dumani nuk ishte i kontrolluar nga pushteti, sot rezultatet janë 300% më të dobëta.

Që të jem e saktë me statistikat, në 2008-2009 kanë qenë 630 zyrtarë të gjykuar vetëm për korrupsion. Në vitet 2022-2023, ishin 199 për korrupsion dhe krim të organizuar. Stafi që ka pasur task-forca në atë kohë, është i pakrahasueshëm forcën që ka sot. Është metamorfoza e Dumanit përballë presionit dhe kapjes politike, ajo që ka ndryshuar.

argita malltezi sali berisha altin dumani

Sondazh

Poll