Politike

"Shqipëria narkoshteti më i rrezikshëm në Europë"/ Berisha: Rama rekrutoi McGonigal e ambasadorë për ti mbyllur gojën opozitës

Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se sipas tij sot Shqipëria është bërë një narkoshtet, dhe një grehinë mizore e shëmtuar me në krye kriminelë dhe hajdutë.

3 Qershor 2024, 20:44 Nga B.Z
"Shqipëria narkoshteti më i rrezikshëm në
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme artikujt e medias gjermane ku thuhej se Shqipëria është rruga kryesore e trafikimit të kokainës drejt vendeve të Europës. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha u shpreh se sipas tij sot Shqipëria është bërë një narkoshtet, dhe një grehinë mizore e shëmtuar me në krye kriminelë dhe hajdutë.

Më tej Berisha hodhi akuza drejt kryeministrit Rama se ky i fundit rekrutoi McGonigal, ambasadorë, diplomatë, zyrtarë, dhe sipas tij i ndërseu kundër opozitës vetëm t’i mbyllte asaj gojën që denonconte narkoshtetin. Më tej ai shtoi se sipas tij e vetmja zgjidhje për të luftuar këtë sistem është mosbindja civile dhe protestat.

Pjesë nga fjala e Berishës:

U bëj thirrje nga zemra të rinjve shqiptarë, ngrihuni, mos pranoni të dorëzoni vendin tuaj në narkoshtet. Çlironi Shqipërinë nga narkoshteti që po i bën gjëmën kombit dhe vendit. Emrit, nderit dhe dinjitetit shqiptar!

U bëj thirrje të gjithë punonjësve, të cilët nuk ndajnë me zyrtarët e narkoshtetit moralin e tyre, të ngrihen kudo që janë, të bashkohen në mënyrë që të bjerë sa më shpejt kjo ngrehinë mizore e shëmtuar që është vendosur mbi shqiptarët, e Edi Ramës dhe kriminelëve të tjerë. Miqtë e mi, Shqipëria sot në mediat ndërkombëtare është e damkosur përfundimisht si narkoshteti më i rrezikshëm në Europë dhe i parë. Narkosi, ai që në rast se ju kujtohet, 8 vite më parë, 9 vite më parë, unë e thërrisja si Noriega e Shqipërisë në parlament dhe kudo, vazhdon të qeverisë, vazhdon betejën për shkatërrimin e opozitës. Rekrutoi McGonigal, ambasadorë, diplomatë, zyrtarë, i ndërseu kundër opozitës shqiptare vetëm t’i mbyllte asaj gojës që denonconte narkoshtetin.

Po ja ku jemi sot në shesh të mejdanit, përballemi me të me të gjitha mjetet gjer në fitoren tonë. Sot unë ftoj çdo demokrate dhe demokrat t’i dalë zot të shkuarës së tij. T’i dalë zot investimit të tij. T’i dalë zot virtyteve dhe idealeve të tij. Të ngrihet kudo që është për të përmbysur narkoshtetin mizor që po shfaros shqiptarët. Cilido që e ndjen veten demokrat, o sot o kurrë në shesh betejë! Nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në orën 10 te parlamenti. Nuk ka rrugë tjetër veçse Shqipëria në protestë, veçse Shqipëria në mosbindje civile, veçse Shqipëria në fitore.

sali berisha shqiperi edi rama

Sondazh

Poll