Politike

"Shqipëria probleme me shtetin ligjor"/ Mitsotakis: Nuk duhet të harrojnë se integrimi në BE kalon nga Greqia!

Ndër të tjera Mitsotakis u shpreh se Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë.

3 Qershor 2024, 19:51 Nga B.Z
"Shqipëria probleme me shtetin ligjor"/ Mitsotakis: Nuk duhet
Kyriakos Mitsotakis

GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar së fundmi një intervistë për median greke "Kathimerini" ku ndër të tjera ka folur edhe për mardhëniet Shqipëri-Greqi.

Mitsotakis është shprehur se Shqipëria ka probleme me shtetin ligjor referuar rastit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet aktualisht në burg i dënuar për shit-blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023. Ndër të tjera Mitsotakis u shpreh se Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë.

Mitsotakis: Shqipëria duhet ta ketë të qartë, se prosperiteti dhe integrimi i tyre varen shumë nga bashkëpunimi me Greqinë”. Shqipëria po përballet me probleme të shtetit ligjor dhe demokracinë duke mbajtur në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut, nga ana e saj, është duke shkelur një marrëveshje ndërkombëtare, siç thashë më herët. Prandaj, të dy vendet duhet të respektojnë standardet e komunitetit”.

Pyetje: A do të thotë kjo një veto ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Mitsotakis: “Mendoj se mund ta kuptoni se mënyra se si ne zgjedhim të lëvizim diplomatikisht nuk është diçka që mund të jetë temë e një diskutimi të parakohshëm publik, ndaj do të tregoj vetëm qëndrimet që kam shprehur tashmë në lidhje me të ardhmen e tyre evropiane. Si dhe besimi se fqinjët tanë do ta kuptojnë së shpejti se prosperiteti i tyre varet nga bashkëpunimi i tyre me Greqinë”.

Përsa i përket kandidimit të Fredi Belerit për zgjedhjet e Parlamentit Europian, Mitsotakis e cilësoi një vendim krejtësisht politik dhe një akt mirënjohje për minoritetin grek në Shqipëri.

kyriakos mitsotakis fredi beleri

Sondazh

Poll