Politike

Rai 3 dhe Bild me vëmendjen nga Shqipëria, Salianji: Këto sulme kanë ardhur nga kriminaliteti këtu që shqetëson dhe vendet e tjera

Sipas Salianjit, këto sulme në gazeta kanë ardhur nga kriminaliteti që shqetëson si fillim Shqipërinë dhe më pas vendet e tyre. 

3 Qershor 2024, 21:14 Nga M.B
Rai 3 dhe Bild me vëmendjen nga Shqipëria, Salianji: Këto sulme
Ervin Salianji

TIRANA- I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur për intervistën e kryeministrit Edi Rama dhënë për emisionin "Report" në RAI 3. Sipas Salianjit, këto sulme në gazeta kanë ardhur nga kriminaliteti që shqetëson si fillim Shqipërinë dhe më pas vendet e tyre. 

“Fakti që e thotë dhe e përmend se çdo sulm ndaj qeverisë së tij me krimin është një problem i tij, dhe qeveria e tij e turpëron Shqipërinë. Një shkrim i ngjashëm ishte bërë dhe në revistën Bild. Po i quaj sulme, këto sulme në gazeta kanë ardhur nga kriminaliteti që shqetëson si fillim vendin dhe më pas vendet e tyre. Përveç të gjithë që e sulmojnë por dhe gjithë institucionet dhe mediat e paskan problemin me Shqipërinë”, u shpreh ai.

ervin salianji

Sondazh

Poll