3 Qershor 2024, 20:40
Nga E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e stome u ka bërë thirrje qytetarëve për protestën e nesërme në orën 11 para Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu Berisha u bëri thirrje qytetarëve edhe për protestën që do të mbahet të enjten para parlamentit. Më tej Berisha u shpreh duhet të qëndrojnë të pamposhtur në virtytet, guximin dhe të drejtat.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta ju misionarëve të vërtetë të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe kombëtar. Oratorëve për fjalimet e tyre, me të cilat përcjellin të vërteta në të katër anët e vendit. Miqtë e mi, sot fjalimi im para jush ka vetëm një fjalë: protestë, protestë, protestë dhe vetëm protestë. Sot në emër tuaj u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen, të lënë çdo gjë, të dalin në protestë nesër në ora 11 para bashkisë, të enjten në ora 10 para parlamentit Miqtë e mi, sot thirrja e çdo shqiptari të ndershëm, e çdo atdhetari, e çdo qytetari që e do këtë vend, vend të denjë dhe jo të mposhtur nga mafia e drogës, jo të sunduar nga mafia e drgoës, është një dhe vetëm një, të bashkohemi në protestë, në protestë dhe vetëm në protestë.
Iu bëj thirrje qytetarëve që ndjekin me pesimizëm gjendjen në vend, hidhni mënjanë pesimizmin tuaj, nxirrni përpara guximin tuaj dhe do e shihni se si do shumëfishohen forcat tuaja. Do shihni se si fitorja do jetë në duart tona. U bëj thirrje qytetareve dhe qytetarëve që për një arsye apo për një tjetër shohin me indiferencë, qëndrojnë indiferentë ndaj narkoshtetit dhe narkodiktaturës në Shqipëri, ngrihuni sepse kjo mafie mizore, më e pashpirta e të gjitha llojeve, nuk kërkon asgjë tjetër nga ju përveç indiferencës që i dhuroni. Dilni nga indiferenca juaj, bashkohuni me ne nesër në ora 11 te bashkia, të enjten në ora 10 para parlamentit. Të përballemi dhëmb për dhëmb me mafien kriminale.të përballemi dhëmb për dhëmb me hanxharët e saj. Të qëndrojnë të pamposhtur në virtytet tona, në guximin tonë, në të drejtat tona," tha Berisha.
sali berisha
Politike
3 Qershor 2024, 20:44
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme artikujt e medias gjermane ku thuhej se Shqipëria ës...
Politike
3 Qershor 2024, 19:51
B.Z
Kyriakos Mitsotakis
GREQI - Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar së fundmi një intervistë për median greke "Kathimerini" ...
Politike
3 Qershor 2024, 19:12
M.B
Ernal Filo
TIRANA- Ernal Filo do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë. Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e...
Politike
3 Qershor 2024, 18:35
M.B
Gazment Bardhi dhe Edi Rama
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kërkesën në Kuvend për një moc...
Politike
3 Qershor 2024, 17:00
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
LEZHA- Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa i ka kushtuar një artikull marrëveshjes për ngritjen e qe...
Politike
3 Qershor 2024, 16:28
Klodian Tomorri
Edi Rama Luftar Hysa
TIRANË - Kur televizioni MCN publikoi fotot e Luftar Hysës duke dalë nga zyra e Edi Ramës të dy rea...
Politike
3 Qershor 2024, 16:00
B.Z
Gazmend Bardhi
TIRANË - Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur dyshime këtë të hën...
Politike
3 Qershor 2024, 16:04
I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjektet që operojnë si furra buke ka gjetur dak...
Politike
3 Qershor 2024, 15:24
B.Z
Jorida Tabaku
TIRANË - Deputetja demokrate, Jorida Tabaku njëherazi dhe drejtuesja e Këshillit Konbëtar të Integrimit Europian gja...
Politike
3 Qershor 2024, 14:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale ka shpjeguar në mënyr&eum...