Politike

Raportimet e mediave të huaja për narkoshtetin shqiptar, Rama: Minjtë,hardhucat e zhapikët kanë kohën e ahengut të fitores në humbje

Ndërkohë që ka shtuar se Shqipërinë nuk e ndal e nuk e nëpërkëmb dot më askush. 

3 Qershor 2024, 20:52 Nga I.A
Raportimet e mediave të huaja për narkoshtetin shqiptar, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në lidhje me raportimet që dy media europiane kanë bërë në lidhje me njerëzit të inkriminuar në shtetin shqiptar. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se minjtë, hardhucat e zhapikët kanë kohën e ahengut të fitores në humbje. Ndërkohë që ka shtuar se Shqipërinë nuk e ndal e nuk e nëpërkëmb dot më askush. 

Postimi i Plotë:

U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush.

Pjesa e dytë e emisionit "Report" të Rai 3, ishte e ndërthurur edhe me intervistën e kryeministrit Edi Rama për televizionin italian Rai3. Intervista erdhi pas pjesës së parë të transmetuar më 22 prill, reportazh të cilin Rama në reagimet e tij e cilësoi si "të neveritshëm". Para gazetarit Giorgio Mottola, Rama ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me homologen e tij italiane për pritjen e emigrantëve, deklaratat e Ahmetajt, lajmet mbi vëllain e tij dhe lidhjen me "Xibrakën" dhe ndërtimin e financimin e kullave në kryeqytet. 

Sondazh

Poll