Politike

"Për herë të parë rezident", Ernal Filo dekretohet si ambasador i Shqipërisë në Ukrainë

Më parë, raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës mbuloheshin përmes Ambasadës së Shqipërisë në Poloni, ku ambasadori rezident mbulonte edhe Ukrainën.

3 Qershor 2024, 19:12 Nga M.B
"Për herë të parë rezident", Ernal Filo dekretohet
Ernal Filo

TIRANA- Ernal Filo do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë. Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e Filos si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Ukrainë.

Më parë, raportet diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës mbuloheshin përmes Ambasadës së Shqipërisë në Poloni, ku ambasadori rezident mbulonte edhe Ukrainën. Kështu Begaj ka çdekretuar Mimoza Halimin si ambasadore jo rezidente në Ukrainë. Halimi do të vijojë të mbetet ambasadore e Shqipërisë në Poloni, ku është edhe rezidente.

Bazuar në këtë informacion, duket se për herë të parë, Shqipëria do të ketë një seli diplomatike dhe një ambasador rezident në Kiev.

ambasador ne ukraine

Sondazh

Poll