3 Qershor 2024, 16:04
Nga I.A
Belinda Balluku
TIRANË- Sistemi i ri i faturimit të energjisë elektrike për subjektet që operojnë si furra buke ka gjetur dakordësinë e të gjithë aktorëve. Sistemi i ri bazohet në tipologjinë e secilit prej subjekteve, në varësi të aktivitetit që ato ushtrojnë.
Janë afro 2600 subjekte në të gjithë vendin që preken nga ky sistem i ri, të cilat janë ndarë në tre kategori, subjektet që operojnë vetëm si furra buke, ato që operojnë si furra buke, por tregtojnë edhe produkte pastiçerie, si dhe subjektet që janë të integruara ku krahas operimit si furrë buke, tregtojnë edhe produkte pastiçerie, përfshirë edhe bar-kafe.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi, vizatuan një prej subjekteve i cili krahas furrës së bukës operon edhe në shitjen e produkteve të pastiçerisë si dhe bar-kafe, i cili me skemën e re do të faturohet me një çmim prej 12 lekë për kilovatorë.
Administratori i OSHEE sqaroi se pas miratimit të skemës së re, grupet e punës kanë nisur verifikimet në terren për të bërë ndarjen e subjekteve sipas tre kategorive, teksa theksoi se deri më tani i gjithë procesi ka gjetur mbështetjen e të gjitha subjekteve.
“Edhe nga ana e subjekteve të furrave të bukës ka pasur një bashkëpunim maksimal. E kanë kuptuar procesin. E dinë që është për të mirën e tyre. Ato që janë subjekte të mëdha, patjetër e dinë që kanë një aktivitet shumë më të gjerë dhe ndoshta mund të paguajnë diçka më tepër, por të gjitha subjektet e tjera, ato që kanë vetëm furrë buke apo furrë buke dhe pastiçeri dalin të fituara”, tha Karakaçi.
Ministrja Balluku e cilësoi skemën e re të faturimit si të drejtë dhe që i jep fund një problematike shumëvjeçare. Gjithashtu nxit konkurrencën brenda sektorit. Balluku u shpreh më tej se përmes kësaj skeme nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të produkteve.
“Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë, do trajtohen në mënyrë të rregullt, sepse ne nuk duhet të harrojmë që energjia përgjithësisht shkon mbi 20% të kostos së një produkti dhe duke shkuar mbi 20% të kostos së një produkti është shumë i rëndësishëm. Ndaj kur ka një trajtim të barabartë në treg dhe një trajtim të drejtë edhe konkurrenca mes palëve do jetë e drejtë sepse këtu ishte problemi konkurrencës. Kështu që kemi stabilizuar njëherë e mirë të gjithë këtë proces, duke arritur dhe duke pasur transparencë përsa i përket matjes mujore”, u shpreh Balluku.
Deri më tani janë verifikuar nga ana e grupeve të OSHEE mbi 1300 subjekte, për të bërë kategorizimin e tyre. Me skemën e re furrat e bukës, të cilat tregtojnë vetëm bukë, do të faturohen me çmimin 7.6 lekë për kilovatorë, ato që krahas bukës tregtojnë edhe produkte pastiçeri, do të kenë një çmim prej 9.5 lekë për kilovatorë, ndërsa subjekte që krahas bukës tregtojnë edhe produkte pastiçeri, si dhe funksionojnë edhe si bar- kafe do të faturohen me çmimin 12 lekë për kilovatorë.
belinda balluku
Politike
3 Qershor 2024, 15:24
B.Z
Jorida Tabaku
TIRANË - Deputetja demokrate, Jorida Tabaku njëherazi dhe drejtuesja e Këshillit Konbëtar të Integrimit Europian gja...
Politike
3 Qershor 2024, 14:43
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një reagim në rrjetet sociale ka shpjeguar në mënyr&eum...
Politike
3 Qershor 2024, 14:33
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar pjesën e dytë të inv...
Politike
3 Qershor 2024, 14:22
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas transmetimit të invest...
Politike
3 Qershor 2024, 13:33
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë politike të PL-së ku ka folur n&...
Politike
3 Qershor 2024, 12:37
Izmir Akulli
Edi Rama
Pas pjesës së parë të emisionit Report në televizionin publik italian RAI3, ku u nxorrën fakte të pamohueshme n...
Politike
3 Qershor 2024, 13:17
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pas publikimit të investigimit të televizionit italian Rai3 për Shqipërinë, opozita ka lajmëruar...
Politike
3 Qershor 2024, 12:20
I.A
Xhelal Mziu
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka dalë nga dyert e Prokurorisë së Posaçme. Mësohet se Mzi...
Politike
3 Qershor 2024, 11:32
r.ll
spak
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Raportohet se Mziu po m...
Politike
3 Qershor 2024, 11:38
N.F
Mogherini dhe Hasani
TIRANË- Ditën e sotme Kolegji i Evropës ka hapur dyert për studentët e parë. Kolegji i Europës...