Art&Argëtim

VIDEO/ Bebe Rexha ndalon dy herë koncertin, shkak hedhja e objekteve në skenë nga fansat

Këngëtarja e ‘In The Name Of Love’ po performonte në Summer Fun Days Showcase të Titletown, kur u detyrua të ndalonte shfaqjen papritmas.

3 Qershor 2024, 17:41 Nga S.B
VIDEO/ Bebe Rexha ndalon dy herë koncertin, shkak hedhja e objekteve
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u detyrua të dëbojë disa fansa nga një prej koncerteve të saj pasi ata filluan të hidhnin objekte në skenë. Këngëtarja e ‘In The Name Of Love’ po performonte në Summer Fun Days Showcase të Titletown, kur u detyrua të ndalonte shfaqjen papritmas.

"Jashtë, Jashtë... ose nëse dëshiron të më godasësh në fytyrë, më ka ndodhur që t'i kem paditur autorët më parë, do të doja të bëhesha më e pasur, kështu që vazhdo zemër" tha ajo.

Më pas Bebe shtoi me nxitim: Ishte një shaka.

bebe rexha

Sondazh

Poll