Art&Argëtim

"Janë shumë të dashuruar"/ Lenny Kravitz zbulon detaje nga dasma e të bijës me aktorin Channing Tatum

Në mënyrë të veçantë, këngëtari 60-vjeçar ka treguar përafërsisht se kur do të jetë dita e madhe për të bijën.

3 Qershor 2024, 15:08 Nga S.B
"Janë shumë të dashuruar"/ Lenny Kravitz zbulon
Zoe dhe Lenny

SHBA- Këngëtari amerikan Lenny Kravitz ka ndarë disa informacione rreth dasmës së ardhshme të vajzës së tij Zoe me aktorin Channing Tatum. Në mënyrë të veçantë, këngëtari 60-vjeçar ka treguar përafërsisht se kur do të jetë dita e madhe për të bijën.

"Ai është një djalë me të vërtetë i mrekullueshëm" tha Kravitz në "Zoë Ball and Friends" për dhëndrin e tij të ardhshëm. “Ai është simpatik. Ai është një njeri me shpirt dhe kështu, ai u bë pjesë e familjes shumë shpejt”.

“Ata përputhen dhe janë shumë të dashuruar. Dasmën do ta bëjmë vitin tjetër” ka shtuar ylli i rokut.

"Janë shumë të dashuruar"/ Lenny Kravitz zbulon
Channing dhe Zoe


Por pavarësisht se është një muzikant me famë botërore, duket se Kravitz nuk do të dalë në skenë për të kënduar në dasmë. Konkretisht ai tha: Nuk mendoj kështu. Unë thjesht do të kujdesem për detajet.

Lajmi se Tatum i propozoi Zoes u shpërnda në tetor 2023, dy vjet pasi çifti filloi të takohej. Çifti u takua në xhirimet e filmit thriller ‘Blink Twice’, i cili do të jetë debutimi regjisorial i Kravitz.

lenny kravitz channing tatum

Sondazh

Poll