Bota

VIDEO/ Dikur u përpoq ta ndalonte për arsye të sigurisë kombëtare, Donald Trump hap TikTok, rekord ndjekësish

Me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit, pas presidentit demokrat, Joe Biden dhe kundërshtarit të tij republikan, e bëri të qartë praninë e tij në median sociale.

3 Qershor 2024, 14:09 Nga S.B
VIDEO/ Dikur u përpoq ta ndalonte për arsye të sigurisë
Donald Trump

SHBA- Brenda pak orësh, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump numëron më shumë se tre milionë ndjekës në rrjetin social TikTok të cilin ai u përpoq ta ndalonte kur ishte president për arsye të sigurisë kombëtare. Me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit, pas presidentit demokrat, Joe Biden dhe kundërshtarit të tij republikan, e bëri të qartë praninë e tij në median sociale.

Kandidati presidencial i Partisë Republikane beson se prania e tij në platformën e njohur do ta ndihmojë atë të marrë votat e të rinjve në luftën e tij për të rihyrë në Shtëpinë e Bardhë. Siç raporton Reuters, të shtunën mbrëma, Donald Trump postoi një video në llogarinë @realDonaldTrump, duke e treguar atë të buzëqeshur dhe duke përshëndetur tifozët në një ndeshje të Kampionatit Ultimate Fighting në Newark, New Jersey.

Hapja e TikTok nga Trump vjen si pjesë e një përpjekjeje për të arritur tek votuesit e rinj. Megjithatë, ish-presidenti amerikan ka një prani të fortë në rrjetet sociale pasi në platformën X ai ka mbi 87 milionë ndjekës dhe në të tijën Truth Social, mbi 7 milionë ndjekës.

doland trump tiktok

Sondazh

Poll