Bota

"Rroftë Serbia", Vuçiç ndan pamje nga festa pas fitores së zgjedhjeve lokale, i këndojnë këngë nacionaliste Kosovës

Në videon e publikuar nga Vuçiç, shihet një grup i ulur në një tavolinë me ushqime teksa pinë verë dhe këndojnë “Jam djalë nga Kosova”.

3 Qershor 2024, 12:16 Nga N.F
"Rroftë Serbia", Vuçiç ndan pamje nga festa pas
Darka

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas fitores së regjistruar ditën e djeshme në zgjedhjet lojale ka postuar në rrjetin e tij social në "Instagram" një video nga festa e zhvilluar. Me mbi shkrimin djali im Danilo dhe vëllezërit e mi, Rroftë Serbia, në video dëgjohen duke i kënduar këngë nacionaliste Kosovës.

Në videon e publikuar nga Vuçiç, shihet një grup i ulur në një tavolinë me ushqime teksa pinë verë dhe këndojnë “Jam djalë nga Kosova”.

“Kam lindur atje poshtë, ku rrjedh ëndrra, jam një djalë nga Kosova, jam krenar për të, kam lindur atje, atje do të mbetem, o bozhur, o simbol, fushat e Kosovë”, thuhet në tekstin e këngës ndërsa të ftuarit këndojnë më pasion dhe ngrihen nga tavolina për të "shijuar" vargjet.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Zgjedhjet lokale u mbajtën në 89 qytete dhe bashki. Listat rreth Partisë Progresive Serbe (SNS) fituan në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Të gjitha listat e SNS-së dhe partnerëve të saj të koalicionit në zgjedhjet lokale mbanin emrin e Presidentit të Serbisë – “Aleksandar Vuçiç – Serbia nesër”, të cilin opozita e pa si keqpërdorim dhe konflikt interesi, duke qenë se Kushtetuta e përcakton kreun e shtetit si president të të gjithë qytetarëve.

Zgjedhjet lokale në Serbi u përsëritën pas atyre të dhjetorit pas akuzave për vjedhje votash dhe pamundësi për të krijuar një kuvend të qytetit dhe një pjesë e opozitës bojkotoi zgjedhjet e djeshme. Dita e zgjedhjeve u shënua me incidente në qendrat e votimit, nga qendra e thirrjeve të SNS-së, gaz lotsjellës, përplasje e deri tek pagesa e qytetarëve për të votuar për SNS-në dhe sjellja e njerëzve në qendrat e votimit me autobus.

vucic kosova serbia zgjedhje lokale

Sondazh

Poll