Bota

Zgjedhjet në Serbi/ Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë: Kemi dominuar në të gjitha bastionet!

Sipas Sinanit, ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ajo ka shtuar se do të qeverisë për katër vitet e ardhshme me maturi e përgjegjësi.

3 Qershor 2024, 10:45 Nga N.F
Zgjedhjet në Serbi/ Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë:
Ardita Sinani

PRESHEVË- Ardita Sinani nga PVD ka shpallur fitoren në Preshevë ndërsa “Fronti për Ndryshim” del të jetë fitues në Bujanoc. Sinani nga Partia për Veprim Demokratik ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Preshevë. Ajo ka shpallur fitoren dhe ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetje.

“Subjekti ynë politik i ka 4078 vota, PDSH-ja e dyta. Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, ka deklaruar Sinani.

Sipas Sinanit, ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishëm. Ajo ka shtuar se do të qeverisë për katër vitet e ardhshme me maturi e përgjegjësi.

Rezultatet në zgjedhjet lokale në Preshevë

Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë

Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë

Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar

Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar

Kryeministri Albin Kurti ishte përfshirë në zgjedhjet lokale në Preshevë. Ai mbështeti subjektin politik të Shaip Kamberit dhe të Ardita Sinanit.

ardita sinani presheve

Sondazh

Poll