Aktualitet

“Anonymous Albania” mbyll faqen e AKEP: Riktheni JOQ, ne nuk falim dhe nuk harrojmë

30 Nëntor 2019, 21:27 Nga DOSJA
“Anonymous Albania” mbyll faqen e AKEP: Riktheni JOQ, ne nuk falim

TIRANË– “Anonymous Albania” ka sulmuar mbrëmjen e sotme faqen zytare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare duke bërë që të mbyllen dhe bllokohen shërbimet e tyre.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, faqja bën me dije se e ka bërë këtë veprim në mënyrë që AKEP të rikthejë brenda 24 orëve faqen e JOQ.

#Njoftim
kompania Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) osht sulmuar nga Anonymous Albania. arsyeja osht se kjo kompani me urdherin e edi rames ka bllokuar domain joqalbania.com . i bejm thirrje AKEP te hap mbrenda 24 oreve locationin per ne shqiperi qe njerzit te ken açess te “JOQ”, perndryshe “AnonymousAlbania ” do marr hapa te medha me sulme kibernetike deri ne bllokimin total te AKEP !
Ne Jemi Anonymous Albania
Ne Jemi ne Mbrojtie te Qytetareve
Ne Nuk Falim
Ne Nuk Harrojm
Na Prisni,”– shkruhet në status.

Që prej mbrëmjes së djeshme, AKEP ka vendosur që të mbyllë faqen interaktive JOQ. Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akep mbyll joq anonymous albania mbyll akep rama mbyll joq akep mbyll joq anonymous albania mbyll akep rama mbyll joq

Sondazh

Poll