Aktualitet

FOTO/ Tjetër tërmet shkund vendin, ja sa i fortë ishte dhe epiqendra e tij

30 Nëntor 2019, 21:03 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Vendi nuk po gjen qetësi. Një tjetër goditje e fortë me epiqendër në fshatin Hamallaj të Durrësit ka shkundur të gjithë vendin.

Tërmeti këtë radhë ishte me magnitudë 4.5 gradë i shkallës righter. Lëkundjet e forta janë ndjerë në Tiranë, Durrës dhe të gjitha zonat përreth, due bërë që njerëzit të dalin në rrugë.

Vetëm katër ditë më parë Shqipëria u trondit nga një tërmet tragjik me magnitudë 6.4 gradë të shkallës righter.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit. Toka vazhdon të dridhet, ndonëse lëkundjet kanë qenë gjithmonë në zbritje, krahasuar me tronditjen tragjike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019 termet i forte ne shqiperi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll