Aktualitet

Tragjedi në Kretë, mbytet në det i mituri shqiptar, gjendet i pajetë nga një banor i zonës (EMRI)

Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve edhe aty, vogëlushi nuk ia ka dalë.

1 Qershor 2024, 17:37 Nga B.Z
Tragjedi në Kretë, mbytet në det i mituri shqiptar, gjendet i
Foto ilustruese

GREQI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në ishullin e Kretës në Greqi. Një 6-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në det teksa po notonte në zonën e Arvit. Sipas mediave vendase i mituri i identifikuar si Nikolas, ndodhej fillimisht me nënën e tij në shtëpinë e tyre, e cila ishte disa dhjetëra metra larg plazhit, dhe ka dashur të notojë. Të njëjtat informacione thonë se nëna e tij ka refuzuar, por djali i vogël i ka shpëtuar vëmendjes së saj dhe ka shkuar të lahet në plazh.

Sipas raportimeve, deti ishte i trazuar dhe djali i vogël me siguri është përfshirë nga një dallgë e fortë, dhe si pasojë është mbytur. Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Nikolas u transportua me urgjencë për në spital, por pavarësisht përpjekjeve edhe aty, vogëlushi nuk ia ka dalë.

greqi shqiptar

Sondazh

Poll