Aktualitet

EMRI/ Falsifikonte dokumente, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër

Mësohet se 37-vjeçari Ndriçim Ibraj është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me dy vite burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

1 Qershor 2024, 12:48 Nga S.B
EMRI/ Falsifikonte dokumente, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në
foto ilustruese

SHKODËR- Arrestohet nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare 37-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër. Mësohet se 37-vjeçari Ndriçim Ibraj është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me dy vite burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Me rastin do të merret për detaje të mëtejshme Prokuroria Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim

Ndriçim Ibraj, 37 vjeç, banues në Koplik, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale

 “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder falsifikim dokumentesh

Sondazh

Poll