Aktualitet

Aksidentuan dy të mitur, procedohen drejtuesit e mjeteve

Gjithashtu materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

1 Qershor 2024, 15:06 Nga E. D
Aksidentuan dy të mitur, procedohen drejtuesit e mjeteve
foto ilustruese

DIBËR-Dy persona janë proceduar ditën e stome në Dibër. Bëhet me dije se 51-vjeçari me iniciale L.M ka aksidentuar një të mitur. Po ashtu filloi procedimi edhe një 16-vjeçar pasi ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

policia e dibres

Sondazh

Poll