Aktualitet

Gjendet dhe asgjësohet parcela me 334 bimë kanabis në Vlorë, shpallet në kërkim 30-vjeçari kultivues

Mësohet se në fshatin Hadëraj janë gjetur dhe asgjësuar 334 bimë kanabis të mbjellura.  

1 Qershor 2024, 15:00 Nga S.B
Gjendet dhe asgjësohet parcela me 334 bimë kanabis në Vlorë,
pamje nga ngjarja

VLORË- Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 30-vjeçar në Vlorë. Mësohet se në fshatin Hadëraj janë gjetur dhe asgjësuar 334 bimë kanabis të mbjellura.  

Në kërkim është shpallur kultivuesi 30-vjeçar me inicialet A.C dhe po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Vijon intensivisht megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në fshatin Hadëraj dhe asgjësohen 334 bimë narkotike cannabis sativa.

Identifikohet autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve. Policia punon për kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e punës së inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar, të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë gjetur të mbjella në fshatin Hadëraj, 334 bimë narkotike.

Nga hetimet e kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti kultivimi, shtetasi A. C., 30 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore kanabis

Sondazh

Poll