Aktualitet

FOTO/ Kundër projektligjit për shëndetin riprodhues, qytetarët marshim me pankarta në duar: Çmojmë familjen!

Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes së bashku me shoqata dhe qytetarë kanë mbajtur një marshim me qëllim mbrojtjen e familjes shqiptare, baba-nënë-fëmijë.

1 Qershor 2024, 12:37 Nga N.F
FOTO/ Kundër projektligjit për shëndetin riprodhues,
Marshimi

TIRANË- Ditën e sotme qytetarët janë mbledhur në qendër të Tiranës kundër projektligjit për shëndetin riprodhues. Qytetarët në protestën e tyre shprehen se ky projekligj është antifamilje.

Më pankarta në duar ata kanë dalë në shesh kundër surrogacisë, sterilizimin e të rinjve dhe abortin e vajzave 16 vjeçare pa dijeninë e prindërve. Koalicioni Pro Jetës dhe Familjes së bashku me shoqata dhe qytetarë kanë mbajtur një marshim me qëllim mbrojtjen e familjes shqiptare, baba-nënë-fëmijë.

Pastori, Akil Pano u ka bërë thirrje qytetarëve të firmosin revokimin e projektligjit famëkeq antifamilje ."Për shëndetin seksual dhe riprodhues" që deputetët e mazhorancës kanë hartuar pa konsultime dhe po synojnë ta kalojnë në Kuvend.

Galeria e fotove më poshtë

 

 

 

marshim tirane projektligj per shendetin riprodhues

Sondazh

Poll