30 Maj 2024, 17:32
Nga N.F
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini
TIRANË- Një investim më shumë, për të fuqizuar aftësitë e të rinjve e për t’u dhënë atyre më shumë shanse punësimi e zhvillimi, ç’ka është në fokus të axhendës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ishte qëllimi kryesor i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, nënshkruar sot në Tiranë nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu dhe Rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini.
Duke nisur nga ky vit, për cdo vit, RCC do të ofrojë një bursë të plotë, Master i Integrimit Europian, për një student nga Evropa Juglindore, përfshirë Ballkanin Perëndimor, në Kolegjin e Evropës, Kampusi i Tiranës.
“E them me krenari se kjo iniciativë që ndërmeret për herë të parë nga RCC, është një tjetër sinjal i përkushtimit tonë në qasjen drejt Evropës. Nga 241 aplikime të pranuara për programin ETI në Tiranë janë përzgjedhur 121 të rinj, janë kryer rreth 118 intervista - aktualisht 33 studentë të pranuar, gjysma qytetarë të BE-së, gjysma të Ballkanit Perëndimor. Kolegji i Evropës nuk e ka finalizuar ende përzgjedhjen për bursë ndaj po presim me shumë kërshëri emrin e studentit që do të përfitojë nga bursa e RCC-së,” tha Bregu.
Takimi
“Ne jemi të lumtur që Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka vendosur të mbështesë Kolegjin e Evropës në ngritjen historike të kampusit tonë të ri në Tiranë, nëpërmjet një skeme të re bursash. Misioni i Kolegjit të Evropës drejt integrimit të mëtejshëm evropian është në përputhshmëri të plotë me misionin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili ka punuar pa u lodhur drejt integrimit të plotë evropian të anëtarëve të tij që nga krijimi i tij. Ndërsa kampusi ynë do të rritet në vitet e ardhshme, ne jemi të përkushtuar të eksplorojmë më tej këtë partneritet dhe të mbështesim njëri-tjetrin për të maksimizuar ndikimin tone.” tha Ms Mogherini.
Bursa e ofruar nga RCC do të mbulojë shkollimin, akomodimin dhe ndër të tjera, udhëtimet studimore akademike. Studenti i mbështetur do të zgjidhet si kandidaturë, në përputhje me kërkesat e Kolegjit të Evropës. Kurset do të fillojnë në gusht.
majlinda bregu federica mogherini
Politike
30 Maj 2024, 17:28
r.ll
butrinti
TIRANË- Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me menaxhimin e Parkut Kombëtar të...
Politike
30 Maj 2024, 16:43
r.ll
bashkia e tiranes
TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak. Mbledhja ka nisur me debate, ku k&eum...
Politike
30 Maj 2024, 16:44
I.A
Majlinda Bregu dhe Federica Mogherini
TIRANË– Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimi...
Politike
30 Maj 2024, 16:31
r.ll
foto e postuar nga dorian teliti
TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet sot mbledhja e Këshillit Bashkiak. Këshilltari i...
Politike
30 Maj 2024, 15:41
B.Z
Albana Vokshi
TIRANË - Deputetja demokrate, Albana Vokshi gjatë fjalës së sotme në Parlament ëstë ndalur tek raporti i f...
Politike
30 Maj 2024, 14:11
B.Z
Taulant Balla
TIRANË - Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, komentoi sot gjatë fjalës së tij në Kuvend, akuzat e opozitë...
Politike
30 Maj 2024, 13:57
B.Z
Elisa Spiropali
TIRANË - Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përmendur gjatë seancës së...
Politike
30 Maj 2024, 13:42
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka prezantuar në foltoren e Kuvendit pr. ligjin për adresat që pritet t...
Politike
30 Maj 2024, 13:06
B.Z
Ulsi Manja
TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë fjalën në kuvend teksa po diskutohej projekt-rezoluta për...
Politike
30 Maj 2024, 12:59
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka replikuar me deputetin Tomorr Alizoti teksa në Kuvend po diskutohet në lidhje m...