Politike

"Minuti i heshtjes duhet të jetë 60 sekonda, jo 5 sa për të larë gojën", Balla-Alizotit: Tallja më e madhe që u bëhet viktimave!

Ai shtoi se kërkesa për minutin e heshtjes është momenti më solemn i sallës së Kuvendit dhe se kjo e fundit duhet të jetë plot kur kërkohet kjo gjë, dhe të shoqërohet nga ekzekutimi i himnit të flamurit.

30 Maj 2024, 12:59 Nga M.B
"Minuti i heshtjes duhet të jetë 60 sekonda, jo 5 sa për
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka replikuar me deputetin Tomorr Alizoti teksa në Kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e Komunizmit. Balla iu referua momenti kur Alizoti kërkoi një minut heshtje në nder të viktimave të komunizmit teksa tha se minuti i heshtjes duhet të jetë 60 sekonda dhe jo 5 sekonda. Ai shtoi se kërkesa për minutin e heshtjes është momenti më solemn i sallës së Kuvendit dhe se kjo e fundit duhet të jetë plot kur kërkohet kjo gjë, dhe të shoqërohet nga ekzekutimi i himnit të flamurit.

"Kuvendi ka një Rregullore të miratuar me konsensus të plotë. Kërketa për minutë heshtjeje është komenti më solemn i kësaj salle. Ta nisësh fjalën me ankesën se nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh me mungesën e seriozitetin e në fund të kërkosh një minutë heshtjeje është tallja më e madhe që mund t’i bësh atyre për të cilët kjo sallë duhet të ketë plot me 140 vetë të çuar të gjithë në këmbë në himnin e flamurit e duhet të mbajnë minutin e heshtjes që duhet të jetë 60 sekonda jo të çohemi aty 5 sekonda sikur po lajmë gojën", tha Balla.

seance plenare 30 maj 2024

Sondazh

Poll