Politike

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, Teliti: Këshilltarët e opozitës nuk lejohen të hyjnë në sallë pa u kontrolluar

Këshilltari i PD-së, Dorian Teliti përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale tregon se këshilltarët e opozitës, nuk lejohen të futen në mbledhje pa u kontrolluar.

30 Maj 2024, 16:31 Nga r.ll
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë, Teliti:
foto e postuar nga dorian teliti

TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet sot mbledhja e Këshillit Bashkiak. Këshilltari i PD-së, Dorian Teliti përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale tregon se këshilltarët e opozitës, nuk lejohen të futen në mbledhje pa u kontrolluar. 

"Keni dyshime për çantën time. Shikoni si kontrollohen këshilltarët kriminelë opozitarë. Doni të kontrolloni çantën time. Është antiligjore të ushtroni kontroll pa pasur një urdhër me shkrim për kontroll fizik", shprehet Teliti.

Siç shihet edhe nga pamjet hyrja në sallën e mbledhjes është rrethuar me policë.

POSTIMI I TELITIT:

dorian teliti mbledhja e keshillit bashkiak ne tirane

Sondazh

Poll