Politike

Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ Veliaj largohet pas fjalës së tij, Blushi: Të qëndrojë të ballafaqohet me qytetarët e Tiranës

Këshilltari i PL-së, Tedi Blushi ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj si hajdut. 

30 Maj 2024, 16:43 Nga r.ll
Debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ Veliaj largohet pas
bashkia e tiranes

TIRANË- Në bashkinë e Tiranës po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak. Mbledhja ka nisur me debate, ku këshilltari i PL-së, Tedi Blushi ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj si hajdut. 

Tedi Blushi drejtuar Erion Veliajt: Je një hajdut i fëlliqur. Je një kriminel që duhet të ishe arrestuar 4 vite më parë. Këto projekte që na sjell sot kush do t'i zbatoje? Organizata kriminale 5D që është në burg apo një hajdut si ti që duhet të ishe sot i arrestuar? Si mund të flasësh ti për fëmijët kur je ideatori dhe promovuesi kryesor i perversiteteve para fëmijëve të Tiranës. 

Gjithashtu bëhet me dije se Veliaj pasi ka mbaruar fjalimin e tij është larguar nga mbledhja. Blushi ka debatuar edhe me zëvendësministren e brendshme Romina Kukon.

"Je një kukull e organizatës kriminale 5D. Ne nuk mund të bejme sikur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk mund të dëgjojmë sot një hajdut që vjen këtu dhe largohet. Të qendrojë të ballafaqohet me qytetarët e Tiranës.", është shprehur Blushi.

erion veliaj tedi blushi mbledhja e keshillit bashkiak

Sondazh

Poll