Politike

Raporti i OSBE/ODIR për zgjedhjet, Vokshi: Institucionet të hetojnë dhe të raportojnë çdo shkelje

Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi bëri thirrje që institucionet të hetojnë dhe të raportojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut për procesin zgjedhor.

30 Maj 2024, 15:41 Nga B.Z
Raporti i OSBE/ODIR për zgjedhjet, Vokshi: Institucionet të
Albana Vokshi

TIRANË - Deputetja demokrate, Albana Vokshi gjatë fjalës së sotme në Parlament ëstë ndalur tek raporti i fundit i OSBE/ ODIR mbi zgjedhjet e fundit ku një nga rekomandimet prioritare ka qenë garantimi i sigurisë së të dhënave të qytetarëve dhe ka këkruar nga institucionet të hetojnë dhe të raportojnë çdo shkelje. Nga foltorja e Kuvendit, Vokshi bëri thirrje që institucionet të hetojnë dhe të raportojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut për procesin zgjedhor.

Vokshi: Të nderuar qytetarë në të gjitha raportet finale të OSBE/ ODIR mbi zgjedhjet e fundit një nga rekomandimet prioritare ka qenë garantimi i sigurisë së të dhënave të qytetarëve dhe ka kërkuar nga institucionet të hetojnë dhe të raportojnë çdo shkelje që ndikon në bsimin e publikut të procesit zgjedhor. Rekomandim ky i përsëritur edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që madje ngre dhe alamrin ku thotë se rrjedhja e të dhënave personale përfshirë edhe adresën për çdo votues, përfshirë preferencat politike të qytetarëve i bën votuesit të pambrojtur. Përsëritur këto rekomandime madje të shtuara rekomandime prioritare dhe me gjumë më të fortë janë përsëritur në zgjedhjet e 2023 ku OSBE/ODIR kërkon jo më hartimin dhe përmirësimin e kuadrit zgjedhor, por i kërkon organeve të zbatimit të ligjit të bëjnë të gjitha përpjekjet për të identifikuarnë mënyrë të pavarur shkeljet zgjedhore.

albana vokshi kuvend

Sondazh

Poll