Politike

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Manja: PS ka dëmshpërblyer në mënyrë të plotë ish të përndjekurit. Janë dhënë 280 milionë euro për djersën e tyre

Ai shprehet se Partia Socialiste ka dëmshpërblyer në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit, ndërsa shton se kanë dhënë 180 milionë euro për djersën dhe sakrificën e tyre nën regjimin komunist.

30 Maj 2024, 13:06 Nga B.Z
Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Manja: PS ka
Ulsi Manja

TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë fjalën në kuvend teksa po diskutohej projekt-rezoluta për krimet e komunizmit. Nga foltorja e Kuvendit, Manja u shpreh se kjo projekt-rezolutë ka si qëllim nderimin e vuajtjeve të të përndjekurve. Ai shprehet se Partia Socialiste ka dëmshpërblyer në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit, ndërsa shton se kanë dhënë 280 milionë euro për djersën dhe sakrificën e tyre nën regjimin komunist.

Manja: Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit vjen këtu që të nderojmë vuajtjet e ish-të përndjekurve. Vetëm përmes drejtësisë dhe rehabilitimit të plotë mund të sigurohet që tragjedi të tilla për popullin tonë mos të përsëriten në të ardhmen. Duhet të dëshmohet e vërteta e asaj që ka ndodhur. Duhet ta njohim të kaluarën tonë, por këtu nuk u ndëshkua askush. Nuk kishte si të ndodhte, sepse në krye të partisë që duhet të sillte lirinë, është ai ndodhet sot në arrest shtëpie dhe drejton nga ballkoni.

Ne dëmshpërblyem në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit. Ne nuk kemi dhënë para për mëshirë, por kemi dhënë 280 milionë euro për djersën dhe sakrificën e tyre nën regjimin komunist. Mbetet ende për të dhënë më shumë për ish-të përndjekurit, sepse ne vlerësojmë dinjitetin e individit. Këtë histori ne nuk e shohim me syze politike. E kemi për detyrë të gjejmë edhe trupat e të vrarëve gjatë periudhës së komunizmit.

 

ulsi manja projekt rezolute krimet ekomunizmit

Sondazh

Poll