Politike

VIDEO/ Berisha: Terror psikologjik ndaj gazetarëve në parlament

Sot gazetarët janë nxjerrë nga salla e Kuvendit dhe nuk janë lejuar që të bëjnë punën e tyre.

30 Maj 2024, 12:42 Nga I.A
VIDEO/ Berisha: Terror psikologjik ndaj gazetarëve në parlament
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka reaguar menjëherë pas incidentit që ndodhi sot në parlament mes Gardës dhe gazetarëve. Sot gazetarët janë nxjerrë nga salla e Kuvendit dhe nuk janë lejuar që të bëjnë punën e tyre. Ndërkohë që Berisha e ka konsideruar këtë veprim si një terror psikologjik

“Terror psikologjik ndaj gazetarëve në parlament! Përzihen forcërisht nga salla! Linda do terrin!” shkruan Berisha.

 

sali berisha

Sondazh

Poll