Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një 34-vjeçare, shpallet në kërkim 56-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial, pranë një shkolle private.

30 Maj 2024, 16:48 Nga E. D
Ngacmoi seksualisht dhe kërcënoi me thikë një
foto ilustruese

TIRANË- Një 56-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë. Bëhet me dije se 56-vjeçari me iniciale R.K ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me thikë një 34-vjeçare. Gjithashtu ngjarja ka ndodhur në zonën e Liqenit Artificial, pranë një shkolle private. 

Njoftimi:

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi te Parku i Liqenit Artificial, pranë një shkolle private, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka kërcënuar me një mjet prerës, një 34-vjeçare.

policia e tiranes

Sondazh

Poll