Aktualitet

E rëndë në Tiranë/ 63-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë

Janë ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa sipas njoftimit paraprak të policisë thuhet se 63-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

30 Maj 2024, 14:55 Nga DOSJA
E rëndë në Tiranë/ 63-vjeçari tenton të
Foto ilustruese

TIRANË - Një ngjarje e rëndë është regjistruar mësditën e kësaj të enjte në Tiranë, në afërsi të Farkës. Një 63-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës duke lyer veten me benzinë dhe duke i vënë flakën. Janë ende të paqarta shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa sipas njoftimit paraprak të policisë thuhet se 63-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spital tirane policia

Sondazh

Poll