Aktualitet

Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun/ Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës, hapet rrugë për regjistrimin si pronë e shtetit

Me vendimin e marrë ditën e sotme i është hapur rrugë regjistrimit si pronë e shtetit të sipërfaqeve që u tjetërsuan tek Rana e Hedhun në Shengjin. Në këtë çështje u dënuan disa zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

30 Maj 2024, 15:47 Nga N.F
Tjetërsimi i pronave te Rana e Hedhun/ Apeli rrëzon vendimin e
Foto ilustruese

LEZHË- Gjykata e Apelit ditën e sotme ka marrë vendimin për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezhës. Me vendimin e marrë ditën e sotme i është hapur rrugë regjistrimit si pronë e shtetit të sipërfaqeve që u tjetërsuan tek Rana e Hedhun në Shengjin. Në këtë çështje u dënuan disa zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj.

Gjykata e Apelit sot ka pranuar kërkesën e Prokurorisë të kalimit në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.304 datë 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 date 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt të procedimit penal nr.671 të vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mijë metra katror.

Në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit, Ilir Perdeda kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës për kthimin e kësaj siperfaqeje në favor të shtetit, por tashmë është Apeli që i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

fran frrokaj tjetersim pronash rana e hedhun

Sondazh

Poll