Aktualitet

Dhunuan fizikisht bashkëshortet e tyre, arrestohen dy persona në Elbasan

Mësohet se dy të arrestuarit përkatësisht S.S 47 vjeç dhe A.S 48 vjeç kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

30 Maj 2024, 14:17 Nga S.B
Dhunuan fizikisht bashkëshortet e tyre, arrestohen dy persona në
foto ilustruese

ELBASAN- Dy pesona janë arrestuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se dy të arrestuarit përkatësisht S.S 47 vjeç dhe A.S 48 vjeç kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Me rastet do të merret Prokuroria Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Në Cërrik, ra në pranga 47-vjeçari me iniciale S.S., pasi ka dhunuar fizikisht gruan e tij. Për të njëjtën arsye, u arrestua një tjetër shtetas në Peqin, 48-vjeçari me iniciale A.S.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijon hetimin ndaj tyre.

elbasan dhune

Sondazh

Poll