Aktualitet

Aksidenti në aksin Lezhë- Milot, efektivi i plagosur niset drejt spitalit të Traumës

Një kamion me drejtues një shtetas boshnjak është përplasur me automjetin që drejtohej nga efektivi i policisë së Lezhës. 

30 Maj 2024, 16:23 Nga r.ll
Aksidenti në aksin Lezhë- Milot, efektivi i plagosur niset drejt
pamje nga aksidenti

MILOT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Milot. Për aksidentin ka reaguar edhe policia ku bëjnë me dije se një kamion me drejtues një shtetas boshnjak është përplasur me automjetin që drejtohej nga efektivi i policisë së Lezhës. 

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë nga përplasja, ndërsa sipas informacioneve policore, ai është dërguar drejt spitalit të Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Policia dhe AMP po heton ngjarjen dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne lezhe-milot

Sondazh

Poll