Aktualitet

Gjendja e Sokol Mëngjesit pas dhunës/ Shefi i Urgjencës së Traumës: Dëmtimi ishte i rëndë, orët në vijim janë vendimtare

Sipas mjekut, nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por Mëngjesi do të vijojë të jetë në monitorim.

30 Maj 2024, 15:56 Nga r.ll
Gjendja e Sokol Mëngjesit pas dhunës/ Shefi i Urgjencës së
gjovalin bushi

TIRANË- Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka folur për mediat për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesit, i cili u dhunua brutalisht paraditen e djeshme. Avokati ndodhet në intubim për shkak të gjendjes së përkeqësuar.  Mjeku ka treguar se dëmtimi ishte shumë i madh, edhe orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e tij. Sipas mjekut, nuk do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale, por Mëngjesi do të vijojë të jetë në monitorim.

“Gjendja është pothuajse është stabël, megjithatë duhet ta themi që është një dëmtim i madh dhe orët në vijim janë vendimtare. Është konstatuar që është një ulje të edemës. Në këto kushte nuk duhet të kryhet operimi, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale”, tha ndër të tjera Bushi.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Po ashtu bëhet me dije se policia ka vënë 20 mijë euro shpërblim për ato që japin informacion të vlefshëm që ndihmon në kapjen e autorëve. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup. Bëhet me dije se avokati i cili tashmë ndodhet në intubim, ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje. Gjithashtu ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

gjovalin bushi dhunohet sokol mengjesi

Sondazh

Poll