Aktualitet

FOTO/ Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës, zjarri shkaktoi panik te pacientët

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. 

29 Maj 2024, 19:37 Nga N.F
FOTO/ Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës, zjarri shkaktoi
Zjarri

SHKODËR- Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit.

Raportohet se flakët kanë përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit, ndërsa është shkaktuar edhe panik tek pacientët. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. 

Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri më sot nuk janë zbuluar arsyet. 

spital zjarr

Sondazh

Poll