Aktualitet

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, del FOTOJA e dy prej autorëve

Siç edhe duket në pamjet, dy të rinj shihen duke u larguar me vrap, pasi e kanë lënë pa ndjenja avokatin Mëngjesi.

29 Maj 2024, 17:26 Nga r.ll
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, del FOTOJA e dy prej autorëve
sokol mengjesi

TIRANË- Është publikuar fotoja e dy prej tre personave që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, sulm i ndodhur në orën 8:30 minuta të mëngjesit. Siç edhe duket në pamjet e mëposhtme, dy të rinjtë me kapele në kokë shihen duke u larguar me vrap, pasi e kanë lënë pa ndjenja avokatin Mëngjesi.

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, del FOTOJA e dy prej autorëve

Aktualisht avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në intubim te spitali i Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Deri më tani dy persona janë shoqëruar në polici, ku njëri raportohet se është vëllai i një prej autorëve të sulmit. Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.

dhunohet sokol mengjesi

Sondazh

Poll