Aktualitet

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Identifikohen autorët e sulmit, dalin FOTOT e tyre

Aktualisht avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në intubim te spitali i Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

29 Maj 2024, 17:52 Nga r.ll
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Identifikohen autorët e sulmit, dalin
autoret

TIRANË- Policia ka zbardhur emrat e katër personave që dhunuan ditën e sotme avokatin, Sokol Mëngjesi. Autorët e identifikuar nga policia janë: Romario Tabaku, Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj. Ende nuk dihet motivi i sulmit ndaj avokatit.

Aktualisht avokati Sokol Mëngjesi ndodhet në intubim te spitali i Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Deri më tani dy persona janë shoqëruar në polici, ku njëri raportohet se është vëllai i një prej autorëve të sulmit. Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.

dhunohet sokol mengjesi

Sondazh

Poll