Aktualitet

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dy persona shoqërohen në polici për tu marrë në pyetje

 Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

29 Maj 2024, 16:50 Nga r.ll
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dy persona shoqërohen në
sokol mengjesi

TIRANË- Policia e Tiranës ka shoqëruar në polici dy persona lidhur me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme. Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët. Pak më herët u raportua se avokati është futur në intubim për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ai u dhunua nga tre persona të pa maskuar ndërsa dy prej tyre janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes. Dhunimi i tij dyshohet se ka ndodhur për shkak të profesionit. Ndërkohë Partia Demokratike është shprehur se ky ka qenë sulm politik.

dhunohet sokol mengjesi policia e tiranes

Sondazh

Poll