Aktualitet

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Akte të tilla krijojnë një perceptim të rrezikshëm për shoqërinë dhe rendin publik

Më tej në reagim thuhet se solidariteti ndaj akteve të tilla të dhunshme që prekin dhe kërcënojnë figurën, jetën dhe shëndetin e funksionarëve dhe profesionistëve të sistemit të drejtësisë apo çdo profesionisti nuk mjafton

29 Maj 2024, 17:51 Nga N.F
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Akte
Avokati

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar ditën e tome në lidhje me dhunimin e avokatitt te Berishës, Sokol Mëngjesi. Për mes një postimi në "Facebook" Komiteti Shqiptar i Helsinkit shkruan se akte të tilla përveç se të dëmshme, krijojnë një perceptim të rrezikshëm për shoqërinë dhe rendin publik, se jeta dhe shëndeti ynë është e pasigurt.

Më tej në reagim thuhet se solidariteti ndaj akteve të tilla të dhunshme që prekin dhe kërcënojnë figurën, jetën dhe shëndetin e funksionarëve dhe profesionistëve të sistemit të drejtësisë apo çdo profesionisti nuk mjafton. KShH shton se në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për hetime të gjithëanshme, efektive dhe të zhvilluara në kohë të arsyeshme si dhe dënim të fajtorëve. Si rrjedhojë, KShH është i mendimit se organet e drejtësisë, të ndihmuara në kohë nga autoritetet e specializuara ligjzbatuese mund të kontribuojnë pozitivisht në parandalimin efektiv të përgjithshëm e të posaҫëm të këtyre veprave penale. 

REAGIMI I PLOTË:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është njohur me anë të medias për aktet e rënda të dhunës ndaj Prof. Sokol Mëngjesit, Pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, njëkohësisht me profesion Avokat. Këto akte kanë ndodhur teksa po dilte paraditen e sotshme nga kopshti ku kishte shoqëruar fëmijën e tij.
 
Jeta e kujtdo është e çmuar dhe shteti ka detyrimin pozitiv për ta mbrojtur atë. Askush nuk ka të drejtë kryejë akte të dhunshme që dëmtojnë shëndetin dhe vendosin në rrezik jetën e kujtdo. Akte të tilla përveç se të dëmshme, krijojnë një perceptim të rrezikshëm për shoqërinë dhe rendin publik, se jeta dhe shëndeti ynë është e pasigurt.
 
Vlen të theksohet se solidariteti ndaj akteve të tilla të dhunshme që prekin dhe kërcënojnë figurën, jetën dhe shëndetin e funksionarëve dhe profesionistëve të sistemit të drejtësisë apo çdo profesionisti nuk mjafton.
 
KShH në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje për hetime të gjithëanshme, efektive dhe të zhvilluara në kohë të arsyeshme si dhe dënim të fajtorëve. Si rrjedhojë, KShH është i mendimit se organet e drejtësisë, të ndihmuara në kohë nga autoritetet e specializuara ligjzbatuese mund të kontribuojnë pozitivisht në parandalimin efektiv të përgjithshëm e të posaҫëm të këtyre veprave penale. Ndaj në përfundim, KShH i uron Prof. Sokol Mëngjesit shërim të plotë e të shpejtë.


 

 

komiteti shqiptar i helsinkit sokol mengjesi

Sondazh

Poll