Aktualitet

Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi (EMRI)

Gjatë fjalës së tij Vocaj u shpreh se një nga autorët është vetëdorëzuar në polici. Ai më tej shtoi se personi i vetëdorëzuar është Dorian Alia ndërsa është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

29 Maj 2024, 18:41 Nga r.ll
Vetëdorëzohet një nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol
sokol mengjes, dorian alia

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mbajtur një deklaratë para mediave ku ka zbardhur detaje të reja në lidhje me dhunimin e avokatit Sokol Mëngjësi. Gjatë fjalës së tij Vocaj u shpreh se një nga autorët është vetëdorëzuar në polici. Ai më tej shtoi se personi i vetëdorëzuar është Dorian Alia ndërsa është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

"Është vetëdorëzuar në polici një nga autorët e sulmit të avokatit, Dorian Alia. Po shoqërohet në polici për marrjen në pyetje," tha Tonin Vocaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi avokati i liderit të opozitës, Sali Berishës ka lënë djalin në shkollë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Tre autorët i kanë zënë pritë pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël.

dhunohet sokol mengjesi

Sondazh

Poll