Politike

"Qëndro i fortë, Sokol", Këlliçi dënon dhunimin e avokatit Mëngjesi: Sulm i papranueshëm, një goditje e rëndë ndaj drejtësisë!

Përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" Këlliçi ka dënuar aktin e dhunës ndërsa e ka cilësuar si të papranueshëm. Ai shtoi se dhunimi i avokatit të Berishës është një goditje e rëndë ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

29 Maj 2024, 18:03 Nga N.F
"Qëndro i fortë, Sokol", Këlliçi dënon
Mëngjesi dhe Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dhunimin e avokatit, Sokol Mëngjesi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" Këlliçi ka dënuar aktin e dhunës ndërsa e ka cilësuar si të papranueshëm. Ai shtoi se dhunimi i avokatit të Berishës është një goditje e rëndë ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Këlliçi shtoi se autoritetet duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndëshkuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e avokatëve në kryerjen e detyrës së tyre profesionale.

Postimi i plotë:

Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj avokatit të mirënjohur Sokol Mëngjesi! Ky sulm i papranueshëm është një goditje e rëndë ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Dhuna barbare ndaj avokatëve, të cilët mbrojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, nuk ka vend në shoqërinë tonë, aq më pak në mes të Tiranës.

Të gjithë ne duhet të jemi pranë Sokolit dhe familjes së tij në këtë moment të vështirë dhe ta mbështesim atë fuqimisht në luftën kundër krimit dhe dhunës. Autoritetet duhet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të ndëshkuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e avokatëve në kryerjen e detyrës së tyre profesionale. Qëndro i fortë, Sokol! Rezisto siç di ti të bësh! Jam me ty dhe me të gjithë ata që kërkojnë drejtësi dhe siguri për të gjithë qytetarët.

dhunohet sokol mengjesi kellici

Sondazh

Poll