Aktualitet

Aksident në Klos, furgoni del nga rruga, plagosen tre persona, niset drejt "Traumës" një prej tyre

Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

28 Maj 2024, 14:50 Nga B.Z
Aksident në Klos, furgoni del nga rruga, plagosen tre persona, niset drejt
Foto ilustruese

KLOS - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Bypassin e Klosit. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Dy prej të plagosurve raporothet se janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është nisur drejt Spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është më e rënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

aksident klos

Sondazh

Poll