Aktualitet

U përfshin në aksidente dhe shkaktua të plagosur, arrestohen 3 shoferë në Elbasan

28 Maj 2024, 11:16 Nga B.Z
U përfshin në aksidente dhe shkaktua të plagosur, arrestohen 3
Foto ilustruese

ELBASAN - Tre persona janë arrestuar nga Policia në Elbasan pasi akuzohen se kanë shkaktuar aksidente. Sipas policisë në pranga ka rënë një 27-vjeçar pasi pasditen e 27 majit në fshatin Shushicë duke drejtuar një motoçiklet është lënduar, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës.

Gjithashtu është arrestuar një 32-vjeçari pasi pasditen e djeshme, u përlas në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, me një tjetër mjet e si pasojë mmbetën të lënduar dy persona.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 41-vjeçares pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, është përplasur me një tjetër automjet e si pasojë mbetën të polagosur dy persona.

Njoftimi i plotë policisë:

B., 27 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në fshatin Shushicë, motoçikleta që ky shtetas drejtonte, pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar 27-vjeçari. Gjithashtu, shtetasi B. B. dyshohet se ka larguar motoçikletën nga vendi i aksidentit;

M., 32 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që ky shtetas drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. O., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

E. Z., 41 vjeçe, pasi mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti që kjo shtetase drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. D., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

arrestim aksidente policia

Sondazh

Poll