Aktualitet

Protesta/ Aktori: Nuk luftohet korrupsioni nëse nuk ikën "beu i madh"

Malka në fjalën e tij për të pranishmit u shpreh ndër të tjera se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori i saj që sipas tij është Edi Rama.

28 Maj 2024, 11:30 Nga B.Z
Protesta/ Aktori: Nuk luftohet korrupsioni nëse nuk ikën "beu i
Mehdi Malka

TIRANË - Aktori, Mehdi Malka ka hapur protestën që po mbahet te Bashkia e Tiranë,s kundër kryebashkiakut Erion Veliaj. Malka në fjalën e tij për të pranishmit u shpreh ndër të tjera se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori i saj që sipas tij është Edi Rama.

Malka: "Kam pasur një merak të madh, vallë a do të vijë policia sot?! Mirë se keni ardhur ju që jeni këtu dhe ju që jeni përtej gardhit. Besoj e keni marrë vesh që do të fillojë një luftë e madhe kundër korrupsionit. Unë i kam gjerët më të thjeshta, korrupsioni është verdhe me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ik në drejtim të paditur. Gjyshja ime i pastronte shkallët nga lart poshtë, nuk mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nëse ai beu madh është atje ku është."

protesta erion veliaj

Sondazh

Poll