Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet 30-vjeçari me probleme të shëndetit mendor në Korçë

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, nga ku mësohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

28 Maj 2024, 11:19 Nga S.B
Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet
foto ilustruese

KORÇË- Arrestohen dy persona në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 47-vjecari M.F është konfliktuar fizikisht me grushte dhe shkelma me një tjetër person, madje nuk i është bindur as urdhrit të Policisë për të ndaluar automjetin duke u arrestuar menjëherë.

Një 30-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, nga ku mësohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohen shtetasit:

-M. F., 47 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lagjen nr. 13, Korçë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin T. T. Gjithashtu 47-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin të cilin drejtonte, duke i kundërshtuar ata me forcë.

-B. D., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

korce dhune

Sondazh

Poll