Aktualitet

EMRAT/ "Bashkëpunuan", SPAK identifikon autorët e vendosjes së tritolit në hotelin e babait të Ervin Matës

Sipas SPAK Ramazan Raja akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

28 Maj 2024, 10:32 Nga M.B
EMRAT/ "Bashkëpunuan", SPAK identifikon autorët e vendosjes
Ervin Mata

TIRANA- SPAK ka njoftuar sot se ka zbuluar dhe autorët e hedhjes së eksplozivit në hotel “Victoria" në Tiranë ngjarje e ndodhur në më 30 maj 2020. Hoteli në fjalë është në pronësi të Luan Matës, babai i Ervin Matës, i shpallur në kërkim pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë dhe planifikonte vrasje, ku u arrestua dhe ish zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Sipas SPAK Ramazan Raja akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj. Nga shpërthimi i 30 majit nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, ish-anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçaj, është arrestuar në shkurt 2024 nga policia në Dubai.

Pjesë nga njoftimi:

Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

ervin mata spak

Sondazh

Poll