Aktualitet

Keqtrajtonte të miturit, thyen arrestin shtëpiak duke u larguar nga banesa, shpallet në kërkim 40-vjeçarja në Shkodër

Mësohet se Gjykata i ka caktuar kësaj 40-vjeçareje masën e sigurisë arrest në shtëpi për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

28 Maj 2024, 11:07 Nga S.B
Keqtrajtonte të miturit, thyen arrestin shtëpiak duke u larguar nga
foto ilustruese

SHKODËR- Shpallet në kërkim një 40-vjeçare në Shkodër. Mësohet se Gjykata i ka caktuar kësaj 40-vjeçareje masën e sigurisë arrest në shtëpi për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

Bëhet me dije se 40-vjeçarja A.G është larguar nga banesa e saj dhe se vijon puna për kapjen e menjëhershme.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim shtetasen A. G., 40 vjeçe, pasi është larguar nga banesa, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë  “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Vijon puna për kapjen e saj.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

shkoder arrest shtepiak

Sondazh

Poll