Aktualitet

"Udhëheqës në Edukimin Profesional të Riparimit të Celularëve", Akadamia Celular.al zgjedhja e duhur

E udhëhequr nga Inxhinierët me përvojë të Servisit Celular.al, kjo Akademi ofron një eksperiencë mësimore sa me praktike, që e përgatit çdo student për të ushtruar profesionin e tyre me kompetencë dhe besim.

28 Maj 2024, 10:58 Nga M.B
"Udhëheqës në Edukimin Profesional të Riparimit të
Logo

Udhëheqës në Edukimin Profesional të Riparimit të Celularëve

Në një epokë ku teknologjia është bërë pjesë e pandare e jetës së përditshme, aftësitë për të riparuar pajisjet elektronike janë më të kërkuarat. Akademia Celular.al është themeluar për të përmbushur këtë nevojë, duke ofruar kurse profesionale në fushën e riparimit të celularëve. E udhëhequr nga Inxhinierët me përvojë të Servisit Celular.al, kjo Akademi ofron një eksperiencë mësimore sa me praktike, që e përgatit çdo student për të ushtruar profesionin e tyre me kompetencë dhe besim.

 

Ekipi i Kualifikuar dhe Përvoja Ndërkombëtare

Kursi në Akademinë Celular.al zhvillohet nga Inxhinierët e Servisit Celular.al, të cilët kanë mbi 10 vite eksperiencë në fushën e riparimit të celularëve dhe paisjeve të tjera elektronike . Të gjithë mësimdhënësit janë të kualifikuar dhe certifikuar jashtë vendit, duke sjellë në Akademi njohuritë dhe metodat më të avancuara të industrisë se riparimit të celularëve, ne menyre që çdo student të marrë trajnimin më të mirë të mundshëm.

Metoda Unike e Akademisë.

Një nga aspektet unike të Akademisë Celular.al është qasja 100% praktike e kursit. Studentët angazhohen që në ditët e para të kursit në hapjen dhe njohjen e të gjithë pjeseve të një aparati celular duke fituar aftësi praktike që janë thelbësore për suksesin në këtë fushë. Secili student ka tavolinen e tij , me te gjitha aparaturat e nevojshme , deri tek mikroskopi professional. Grupet e klasave jane jo me shume se 4/5 persona dhe kohezgjatja e kursit eshte 1.5 muaj , nga e hena ne te premte. Kjo metodologji e mësimdhënies siguron që pas përfundimit të kursit, studentët të jenë plotësisht të aftë për të ushtruar profesionin e tyre me efikasitet dhe siguri.

 

Certifikimi dhe Njohja Kombëtare

Pas përfundimit të kursit, studentët e Akademisë Celular.al pajisen me një certifikatë e cila njihet nga të gjitha autoritetet kombëtare. Ky certifikim jo vetëm që dëshmon aftësitë dhe njohuritë e fituara, por gjithashtu rrit mundësitë e punësimit për studentët në tregun shqiptar të punës.

Akademia Celular.al është një institucion i akredituar nga Ministria e Financave, Ekonomise dhe Arsimit për edukimin profesional në fushën e riparimit të celularëve. Me një ekip Inxhinierësh të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë, qasje praktike dhe një certifikatë të njohur kombëtarisht, kjo Akademi përgatit studentët për të hyrë me sukses në tregun e punës. Nëse jeni të interesuar të zhvilloni aftësitë tuaja në riparimin e pajisjeve elektronike, Akademia Celular.al është vendi i duhur për të filluar karrierën tuaj.

akademia celular.al

Sondazh

Poll