Aktualitet

E rëndë në Pogradec, gjendet i vdekur pranë banesës 46-vjeçari

Sipas dëshmisë së familjarëve thuhet se 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

28 Maj 2024, 08:02 Nga B.Z
E rëndë në Pogradec, gjendet i vdekur pranë banesës
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 46-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Selcë e Poshtme në Pogradec. Sipas policisë, trupi i të ndjerit është gjetur nga familjarët e tij ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas dëshmisë së familjarëve thuhet se 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

pogradec policia

Sondazh

Poll