Aktualitet

I gjenden armë zjarri dhe municion luftarak në kroskotin e makinës, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë 39-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.

28 Maj 2024, 09:37 Nga B.Z
I gjenden armë zjarri dhe municion luftarak në kroskotin e
Armët në makinë

VLORË - Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vlorë pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri në makinë. Sipas Policisë gjatë kontrollit në makinën tip "Opel" me të cilën lëvizte 39-vjeçari janë gjetur në pjesën e kroskotit 1 armë zjarri me pistoletë dhe krehër, si dhe municion luftarak.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë 39-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtjeshme proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje. Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Strike 13”. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në lagjen “29 Nëntori”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 13”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. H., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

vlore arrestim policia

Sondazh

Poll